Grabitje e armatosur në termocentralin “Kosova A”, këto janë detajet

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në termocentralin “Kosova A”

Kështu kanë bërë të ditur nga policia e Kosovës.

Agron Borovci, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prishtinës ka thënë se dyshohet për persona të armatosur të cilët kanë vjedhur kabllo.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy të dyshuar të armatosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet”.

Detaje shtesë lidhur me rastin ende nuk ka.