Emily Ratajkowski është ylli i radhës që zgjedh krijimin e Nensi Dojakës

Sezoni i dasmave ka filluar në të gjithë botën.

Ari Emanuel – CEO i “IMG Models” i tha “Po” stilistes së modës Sarah Staudinger në një ceremoni marramendëse të mbushur me yje në Saint-Tropez të shtunën.

Në mesin e yjeve pjesëmarrëse u pa edhe një nga modelet më të famshme në botë, Emily Ratajkowski.

Foto: Instagram/Emrata

Emily u pa e veshur me një fustan të kaltër, të detajuar me prerjet që tashmë me një shikim na kujtojnë menjëherë krijimet e shqiptares Nensi Dojaka.

I prerë në pjesën e sipërme, duke i shtuar bukurin me detajin e një zemre rozë në mes të gjoksit dhe stomakut, modelja dukej thjesht e mahnitshme.

Dizajni i veçantë vazhdoi edhe në pjesën e shpinës, ndërsa fustani kishte si detaj edhe një të çarë në këmbën e majtë.

Ylli e kompletoi fustanin e Dojakës me një çantë të zezë dhe sandale të kaltra me rripa.