Aksident në Mitrovicë, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në Mitrovicë, në mes dy veturave me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe viktimën femër kosovare.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos mbajtjes së distancës me ç ‘rast përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar katër viktima femra kosovare.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Rasti vazhdon të hetohet.