Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në 00:30 në autostradën në Shkup, afër kryqëzimit Mirkovci.
Automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës i drejtuar nga H.C.(23) nga Republika e Kosovës ka dalë nga rruga, shkruan Klan Macedonia.
Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore Shkup.
Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.