Giresse: Rregullat e FIFA-s nuk na lejojnë të ndalim lojtarët pa asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë

Alain Giresse u pyet edhe më vonë në lidhje me atë se a do duhej të bëhej më shumë në lidhje me mbajtjen e Edvin Kurtulusit në skuadrën e Kosovës.

Trajneri u përgjigj që rregullorja e FIFA e përcakton qartë që nuk mund të bllokohet asnjë lojtar të kalojë në një kombëtare tjetër.

Tekniku, ndër të tjera, tha se është i zhgënjyer për mungesën e lojtarit këtë kohë, porse tha që ligjërisht ishte e pamundur të ndalohej.

“FIFA e përcakton qartë që asnjë lojtar nuk mund të “bllokohet” në një kombëtare nëse nuk e ka asnjë ndeshje të zhvilluar aty. Po ashtu, FIFA e lejon që një lojtar të kalojë nga grupmoshat e një kombëtareje në tjetrën. Edhe pse jam i zhgënjyer, është zgjedhja e tij”, tha ndër të tjera ai.