Qendërmbrojtësi i skuadrës suedeze, Hammarby është futbollisti i radhës që e tradhton Kosovën. Pas Andi Zeqirit, i cili ndonëse ishte fotografuar dhe kishte dhënë premtimin se do të luante për Dardanët, një tjetër futbollist i ka dhënë “goditje nën brezë” FFK-së. Bëhet fjalë për kapitenin e Kombëtares U21, Edvin Kurtulus, i cili nuk iu ka përgjigjur pozitivisht ftesës së Alain Giresse për të qenë nën urdhrat e tij për katër ndeshjet e muajit qershor në Ligën e Kombeve. Futbollisti me origjinë nga Prizreni çuditërisht ka vendosur që pa dhënë asnjë sinjal të braktisë Dardanët dhe të luajë për Kombëtaren suedeze. Nga burime të afërta me lojtarin thuhet se ai këtë zgjidhje e ka bërë për shkak të karrierës, ngase mendon se duke luajtur për Suedinë, vendin në të cilin u rrit, do të ketë karrierë më të suksesshme si futbollist. Megjithatë, veprimi i tij është për çdo kritikë, duke pasur parasysh se te Kombëtarja U21 ishte lider i ekipit, derisa qysh herët ishte paralajmëruar se Kosova të ardhmen e saj në qendërmbrojtje e bazon tek ky futbollist. Mirëpo, as ky tretman nga federata dhe stafi i kombëtares, por as fakti që tifozët Dardanët në çdo ndeshje thirrnin emrin e tij, duket se nuk ishin të mjaftueshme para interesit personal të lojtarit, i cili u dëshmua si mosmirënjohës për tërë atë që i ofroi Kosova. Se a do t’i hakmerret kjo ‘tradhti’ Edvin Kurtulusit, siç po i hakmerret tani Andi Zeqirit, i cili nuk po ftohet fare te Kombëtarja e Zvicrës mbetet të shihet. Kosova ka talente të mjaftueshme dhe asnjëherë nuk do të varet prej individëve. Fanella dardane duhet të dashurohet me zemër dhe për të duhet të jepet edhe atomi i fundit. E të tillë lojtarë që japin maksimumin Kosova ka mjaft dhe për të tillë do të ketë nevojë gjithmonë.
Latest article
UEFA e miraton projektin, stadiumet e Kosovës do të bëhen me reflektorë
Shtëpia e futbollit UEFA e ka miratuar projektin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që të gjitha stadiumet të bëhen me reflektorë, kështu...
UEFA HatTrick mbështet projektin e FFK-së për instalimin e reflektorëve në stadiumet e Kosovës
Mbledhja e radhës e Komitetit UEFA HatTrick u zhvillua në Kaunas të Lituanisë, ku u diskutuan dhe miratuan projekte të rëndësishme për federatat anëtare...
Caktohet Data dhe vendi për ndeshjen historike të gjysmëfinales në futboll për Kupën e...
Unioni I Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër ( UKSHFZ) dhe Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani FFSHGJ në marrëveshje me klubet fituese në...