Në Prishtinë, të “Parku i Qytetit” për shkak të cilësisë së dobët të punimeve ka nisur të prishet fusha e sapondërtuar e sportit.
Banorët që e frekuentojnë thonë se pak muaj më parë ishte inauguruar, ndërsa shtresa me cilësi të dobët me të cilën është shtruar fusha ka nisur të prishet.
Në Kosovë prej kohësh është bërë “traditë” që jepen tenderët ndërsa ndërtimet dhe puna bëhet “shkel e shko”.
“Autoritetet e Komunës së Prishtinës duhet të ndërmarrin masa, që të rinovohet fusha”, ka thënë njëri nga banorët e lagjes “Dodona”.