Jose Mourinho ka bërë të ditur se e ardhmja e tij është me skuadrën e Romës.
Trajneri portugez ka dhënë disa komente pas fitores në finalen e Conference League në Tiranë, ku mes tjerash ka folur për të ardhmen e tij.
‘Special One’ ka bërë të ditur se ndjehet 100% romanist dhe ka shprehur dëshirën për të vazhduar me Romën.
“Ne kemi bërë historinë sot, ka shumë gjëra në kokën time tani. Kam respekt të madh për të gjitha klubet që kam punuar, por sot jam 100% romanista, sepse këta tifozë janë të shkëlqyer”, ka thënë Mourinho,.
“Unë do të qëndroj te Roma, pa dyshim, edhe nëse ndonjë ofertë do të vjen. Unë dua të qëndroj këtu”, shtoi tutje portugezi.
Roma e Mourinhos është bërë mbrëmë skuadra e parë që ka fituar trofeun e Conference League.