Miqësia me Ceferinin, Ademi në organet e UEFA-së?

Miqësia me Ceferinin, Ademi në organet e UEFA-së?

Nëpër debatet tashmë të shuara gjatë “fushatës” për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, kemi dëgjuar akuza nga më banalet prej krahut të “opozitës së bashkuar” deri në atë pikë sa thuhej se Ademi është i pa përfillshëm nga organet e UEFA-së, institucionit më të lartë të futbollit në Evropë.

Të gjithë që kanë sy dhe vullnet, mund ta shohin sesi Ademi sado që është personalitet i një federate të vogël siç është Kosova, ai ka takime të shumta me Ceferinin.

Image

Ai asnjëherë nuk mungon në “sofrën” e parë të “parisë” së futbollit Evropian, kjo dëshmon qartë respektin të cilin ka arritur ta fitojë Ademi tek këto organe, e kjo me siguri vjen edhe si rrjedhojë e asaj se Ademi nëpër këto institucione ka qenë ndërë të parët edhe më herët, pra duke lobuar për anëtarësimin e Kosovës bashkë me paraardhësin e tijë në këtë institucion, legjendën Fadil Vokrri.