​Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:00

Në mungesë të kuorumit Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00.

E në mungesë të deputetëve në sallë nuk u arrit as votimi i 16 amandamenteve të projektligjit për provimin e jurisprudencës.

Në sallë ishin prezent vetëm 59 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, disa deputetë të opozitës i janë bashkangjitur protestës së organizuar që po mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.