Ekonomisti austriak, Gunther Fehlinger, që është përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës u ka bërë thirrje Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë që të njohin Kosovën.
Fehlinger, javë më parë ishte ndaluar të hyjë në Serbi dhe për këtë i njëjti kishte fajësuar presidentin serb, Vuçiq, që kishte gisht në ndalimin e tij për të hyrë në territorin serb.
Fehlinger së fundi ka shpalosur flamurin e Bashkimit Evropian në sheshin e Prishtinës, si shenjë përkrahje për liberalizimin e vizave për kosovarët.