Përgjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë raportuar nëntë raste me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Një gjë e tillë u bë e ditur me anë të komunikatës së përditshme të MSH-së për koronavirus, teksa thuhet se nuk ka pasur asnjë rast me fatalitet.
Numri total i rasteve aktive, sipas MSH-së, është 127.
Njoftimi i plotë:
26 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.791 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Nga 468 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 127.