Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, rreth vizitës që ky i fundit e ka realizuar jashtë Kosovës gjatë javëve të fundit.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se është e pa përgjegjshme që kryeministri në detyrë është jashtë Kosovës për tri javë.
Tutje, ajo ka cilësuar vizitën e Kurtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një vizitë studimore.
“E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar njê fabrikë të çokolladave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti. Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka thënë Çitaku.
Kujtojmë se Kurti ka filluar vizitën e tij e në SHBA e me pastaj për të vazhduar në Zvicër.