Flamuri vendoset në gjysmështizë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, në nderim të viktimave në Teksas

19 nxënës nga mosha 7 deri në 10 vjeç, si dhe dy të rritur janë vrarë kur një 18 vjeçar shiu me armë zjarri në një shkollë fillore në Teksas.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet lokale të këtij shteti amerikan.

Nga ky sulm i vdekur ka mbetur edhe vetë sulmuesi, që po ashtu ishte nxënës i shkollës ku edhe kreu sulmin.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nderim të viktimave ka vendosur flamurin në gjysmështizë, transmeton lajmi.net.

“Sot flamuri ynë në gjysmështizë për të nderuar viktimat e akteve të pakuptimta nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/