Është raportuar për 14 fëmijë të vdekur dhe një mësues të vrarë në një shkollë fillore në Teksas nga një person i armatosur (18-vjeçar), i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia.
Mediat ndërkombëtare, raportuan se Salvador Roma, student në shkollën e mesme, ishte personi i armatosur që hapi zjarrin në shkollën fillore pasditen e ditës së djeshme (e martë).
Lidhur me këtë reagimet në rrjet kenë të shumta dhe një të tillë e ka bërë së fundmi këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
“Zemra ime është me të gjitha familjet dhe të gjithë të prekurit nga të shtënat në Teksas. Absolutisht zemër-thyese”, u shpreh Rexha.
Viktimat u tha se ishin nxënës të moshës nga shtatë deri në 11 vjeç.
Për më shumë, 13 fëmijë të tjerë po trajtohen nga ekipet mjekësore.