Tre persona janë arrestuar sot në Prishtinë, pasi kanë grabitë një shumë parash dhe dy telefona nga një taksist.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur sot rreth orës 01:00 në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.
“Ka qenë reagimi i shpejtë, i zyrtarëve policor, të stacionit Veriu në Prishtinë, ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme. Personat e dyshuar B.K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, F.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.A, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku 6 raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje”, thuhet në njoftim.