Tuesday, November 26, 2024
Home INFO Sveçla me vlerësime maksimale për policinë e prokurorinë pasi u shkatërrua laboratori...

Sveçla me vlerësime maksimale për policinë e prokurorinë pasi u shkatërrua laboratori i drogës në Ferizaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar policinë dhe prokurorinë për aksionin “Gropa” ku u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan mbi 68 drogë në Ferizaj.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës”, ka shkruar ministri Sveçla.

“Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut”, ka vijuar tutje ministri i Brendshëm.

“Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, ka përfunduar Sveçla.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se personat janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.