Kurti në Davos të Zvicrës, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Pas disa ditëve të kaluara në Amerikë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër.

Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters.

Lajmi konfirmohet edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”. Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë” thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.