Cila është ngjarja më e bukur në jetën e Mc Kreshës, e tregon vet ai

Mc Kresha është njëri ndër reperët më të pëlqyer shqiptar.

Ai është shumë i kërkuar edhe në koncerte pas gjithë sukseseve që ka arritur.

Së fundi ishte i ftuar “N’maje t’gjuhës” te Xheraldina Vula, ku edhe ka shpalosur shumë detaje të pazbuluar më herët.

Reperi ka folur edhe për familjen e tij, me të cilët edhe jeton në Kanada prej vitesh.

I pyetur nga Xheri se cila është ngjarja më e bukur në të cilën ka marrë pjesë ndonjëherë, Kresha pa hezitim e tha përgjigjen.

“Lindja e djalit. Kur lindi vajza, për shkak të pandemisë shkova 1 muaj pasi ajo kishte lind. Për djalin kam qenë aty. Jo i pranishëm gjatë procesit të lindjes, por menjëherë më pas.”, u shpreh ai.

Reperi kishte vendosur të mos ishte i pranishëm në sallën e lindjes gjatë proçesit pasi u shpreh se nuk është aq i fortë sa për të duruar diçka të tillë.