Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.
Megjithëse është mjaft e rezervuar sa i përket jetës private, së fundmi 32-vjeçarja iu dha një vështrim të shkurtër fansave të kimisë së saj me të dashurin.
Kjo pasi ajo publikoi në InstaStory një moment përqafimi, kur Rexha puthej gjithë afsh nga i dashuri i saj, kineasti Keyan Safyari.
Në videon në fjalë, ajo tregoi se dashuria mes çiftit është në kulminacion për momentin, pas gati dy vitesh lidhje me njëri-tjetrin.
Megjithatë, fansat e këngëtares me origjinë shqiptare mbesin ende në pritje të një projekti të ri muzikor nga ajo, pasi këtë vit Bebe Rexha nuk ka publikuar ende diçka të re.
Vitin e kaluar ajo solli albumin e saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes”, i cili u prit mirë nga fansat e saj.
Ajo ka konfirmuar përmes rrjetit social Twitter se ka punuar me muaj të tërë në studio dhe se shumë shpejt fansat e saj do të kenë mundësinë të shijojnë frytet e kësaj pune të saj disa mujore.