Raporti 24-orësh për koronavirus, rritet numri i të infektuarve

16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24-orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin e përditshëm për koronavirusin, teksa njoftohet se nuk është shënuar asnjë vdekje si pasojë e komplikimeve të Covid-19.

Sipas raportit, përgjatë 24-orëve janë shëruar 35 qytetarë.

Numri i rasteve aktive, sipas MSH-së, është 263.

Njoftimi i plotë:

18 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.087 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 822.691 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 102.435 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 576 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 35 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 263.