Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë dënuar sot nga Gjykata Speciale me katër vite e gjysmë burgim.
Atyre do t’u llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim, andaj nëse Apeli nuk e zbut verdiktin, ata do t’i vuajnë në burg edhe më pak se tre vite.
Verdikti për dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës u dha sot nga Trupi Gjykues me në krye gjyqtarin Charles Smith III.
E tashmë Specialja ka publikuar aktgjykimin e detajuar ndaj Gucatit e Haradinajt.
I njëjti përmban 372 faqe, dhe në të përshkruhen detajet e mendimit final të Trupit Gjykues në rastin e krerëve të OVL UÇK-së.
Aktgjykimi i plotë: KLIKO KËTU