Gjukanoviq: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka të bëjë vetëm me këto dy vende, por me gjithë rajonin

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq është duke qëndruar në vizitë në Kosovë.

Me këtë rast ai është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndërsa në një konferencë për media, Gjukanoviq tha se marrëdhëniet në mes Malit të Zi dhe Kosovës janë të shkëlqyeshme.

“Siç ka thënë kolegia ime, marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë të shkëlqyera, janë raporte të miqësisë, raporte të hapura me besim të fortë dhe të bashkëpunimit në mes dy vendeve që janë ta bazuara tek objektivat identik strategjike në mes dy vendeve. Adobtimit të sistemit të vlerave evropiane, dhe drejt integrimeve euroatlantike.Këtë vizitë e shoh si një mundësi të forcimit të besimit të ndërsjellë, mundësi të reja të avancimit ndërshtetëror dhe të dërgojmë mesazhe që marrëdhëniet e tilla janë të mundura në Ballkanin Perëndimor. Dhe drejt zhvillimit ekonomik të vendeve tona dhe rajonit në përgjithësi.”, tha Gjukanoviq.

Ai theksoi se me një vëmendje të veçantë po përcjellin çdo gjë që po ndodhë në skenën politike dhe shoqërore të Kosovës.

“U jemi mirënjohës për faktin se Kosova është drejtuar drejt objektivave identike strategjike si dhe Mali i Zi.Kjo është bazë jo vetëm e mbështetjes, por të tejkalojmë me njëri-tjetrin sfidat drejt sukseseve më të mëdha. E që në një të ardhme të afërt të arrijmë qëllimet tona të ardhmes.Ne jemi anëtarë të NATO-s, e besoj se në këtë plan mund t’i ofrojmë njëri tjetrit shumë dhe kjo do të jetë një fushë e rëndësishme në të ardhmen. Me vëmendje të veçantë ndjekim ngjarjet në zgjedhjen e problemit kyç, e që është ajo e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.Mali i Zi si një vend që ka treguar konsistencë dhe aftësi që në mënyrë politike t’i zgjedh të gjitha çështjet e hapura me fqinjët e saj, ne mbështesim dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe besojmë se vetëm dialogu politik mund të qojë deri tek një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të obligueshme nga aspekti juridik, që të ofrojë mundësi që Kosova të zhvillohet si një vend demokratik, e që edhe Kosova dhe Serbia të ecin drejt zhvillimit të ndërsjellë.”, shtoi presidenti i Malit të Zi, transmeton lajmi.net.

Gjukanovqi deklaroi se duhet të jemi konsistent në këtë proces politik, sepse kjo s’ka të bëjë vetëm me këto dy vende.

“Por prek stabilitetin e rajonit, si një fqinjë ne tregojmë interesim të veçantë që ky dialog të vazhdojë, e në të ardhmen e afërt të ketë një marrëveshje të qëndrueshme.Në takimin plenar kemi shkëmbyer informacione për atë se çfarë po ndodhë në Mal të Zi, për çështjet e rëndësishme që prekin stabilitetin dhe perspektivën rajonale. Kemi lajme të mira për Malin e Zi, e përkundër problemeve të caktuara me të cilat jemi ballafaquar në dy vitet e fundit dhe përkundër ndikimeve keqdashëse nga adresat e huaja që kanë dashur të destabilizojnë Malin e Zi në rrugën e saj, Mali i Zi është në rrugën evropiane dhe euroatlantike edhe kur ka ardhur tek ndryshimi i Qeverisë, por edhe atëherë kur është dashtë që pas 1 viti e katër muajsh të zëvendësojmë qeverinë. Kemi ndryshuar qeveri në një procedurë shumë demokratike, parlamentare e që një gjë që besoj na shërben për nder neve dhe kulturës demokratike të Malit të Zi.”, tha ai.