Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Klinë pasditen e së mërkurës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova për lajmi.net.
Rugova më tej ka njoftuar se i plagosuri i dytë është dërguar në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, ka bërë të ditur ai.