Për shkak të rritjes së estrogjenit dhe progesteronit në trupin e një gruaje gjatë shtatzënisë, ndodhin shumë ndryshime. Por a e dini se edhe madhësia e hundës mund të ndryshojë?
“Hunda ime rritej aq shumë në çdo shtatzëni, saqë u habita që nuk pata strija në të”, komentoi një nënë pasi modelja e njohur Chrissy Teigen foli për ndryshimin e madhësisë dhe formës së hundës gjatë shtatzënisë.
Shumë gra e dinë se gjatë shtatzënisë mund të presin dhimbje të gjinjve, të përziera dhe lodhje, por pak prej tyre e dinë se gjatë shtatzënisë mund të ndodhë ënjtje e hundës, e me këtë edhe ndryshim në madhësinë apo formën e saj.
“Hunda ime është e madhe. Ajo ka indeksin e saj të masës trupore. Si mund të shtosh peshë në hundë? Kjo është magjepsëse,” tha Teigen gjatë shtatzënisë dhe kënaqi nënat e tjera ndërsa fliste për këtë. “Ky është një problem i vërtetë për të cilin pak njerëz flasin. Unë u tremba”, shtoi një tjetër nënë.
Edhe pse jo një dukuri e zakonshme, sipas Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, riniti mund të ndodhë në shtatzëni, dhe është rezultat i ndryshimeve në hormonet femërore (rritje e vazhdueshme e estradiolit, progesteronit dhe prolaktinës) në shtatzëni.
Pse fryhet hunda gjatë shtatzënisë?
Rritja e niveleve të estrogjenit dhe progesteronit bën që këmbët të fryhen gjatë shtatzënisë, stimulojnë qarkullimin e gjakut në mukozën, detyrojnë muskujt dhe kockat e buta në hundë të zgjerohen dhe e bëjnë hundën të duket më e plotë dhe e ndryshme në formë.
Për të njëjtën arsye, shumica e grave kanë hundë të bllokuar gjatë shtatzënisë dhe janë më të prira ndaj gjakderdhjes nga hundët. Një ndryshim në madhësinë e hundës zakonisht ndodh gjatë tremujorit të tretë kur presioni i lartë i gjakut dhe mbajtja e ujit shkaktojnë ënjtje.
Arsyet kryesore pse ndodh ënjtja:
Gjatë tremujorit të parë, enët e gjakut zgjerohen në mënyrë që gjaku i mjaftueshëm të mund të arrijë tek foshnja. Si rezultat, enët e gjakut në sinuset dhe pasazhet e hundës zgjerohen, duke shkaktuar më pak ënjtje.
Gjatë tremujorit të fundit, mbajtja e ujit në fytyrë mund të shkaktojë ënjtje më të madhe të hundës.
Presioni i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë gjithashtu mund të shkaktojë këtë fenomen.
Arsyeja më e zakonshme, megjithatë, është një ndryshim në raportin e hormoneve në trup. Rritja e niveleve të estrogjenit rrit rrjedhjen e gjakut në mukozën e vendosur nën hundë. Rritja e qarkullimit të gjakut çon në zgjerimin e muskujve të hundës.
Kur do të kthehet hunda në madhësinë dhe formën normale?
Edhe pse kjo gjendje është normale gjatë shtatzënisë dhe veprimi i hormoneve nuk mund të parandalohet, ekspertët thonë se ka mënyra për të reduktuar ënjtjen e hundës.
Përpiquni të reduktoni marrjen totale të kripës dhe rrisni marrjen e ujit për të reduktuar nivelet e mbajtjes së ujit dhe për të kontrolluar presionin e lartë të gjakut.
Kur duhet të shihni një mjek?
Ënjtja normale e hundës është një efekt anësor normal i shtatzënisë dhe nuk ka nevojë për t’u shqetësuar. Por një rritje e papritur e ënjtjes, veçanërisht në fytyrë, duar ose këmbë, mund të jetë një shenjë e preeklampsisë, një gjendje që duhet t’i raportoni mjekut tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.