30 ditë paraburgim për të dyshuarin në Gjilan për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit F. A..

Ekziston dyshimi i bazuar se më 15.05.2022, rreth orës 21:30 minuta në Gjilan, pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes të pandehurit dhe të dëmtuarit S. P., i njëjti me një thikë e godet në pjesën e shpinës dhe në pjesë tjera trupit, duke i shkaktuar plagë qarëse – shpuese, njëkohësisht duke përdorur edhe një shkop druri në drejtim të dëmtuarit duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, i cili për shkak të lëndimeve të marra i dëmtuari detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).