Kourtney Kardashian, zyrtarisht e martuar!

Kourtney Kardashian zyrtarisht i ka dhënë fund beqarisë.

Kourtney, e cila u bë e famshme përmes reality-show “Keeping Up With the Kardashians” po flitet se është martuar dje në një ceremoni private, bashkë me të fejuarin e saj, Travis Barker.

Kourtney dhe Travis veçse ishin martuar jo formalisht rreth 6 javë më parë.

Mirëpo, besohet se çifti tashmë janë kurorëzuar zyrtarisht në Santa Barbara.

Sipas ET, dyshja planifikon të organizojë dasmën më vonë.

Kjo është her e parë që Kourtneye kurorëzon me martesë një lidhje.

43 vjeçarja gati u martua edhe disa vite më parë, me Scott Disick të cilin e kishte partner atë kohë, dhe më të cilin kanë së bashku tre fëmijë.