Çfarë po përgatisin Elvana Gjata dhe Valdrin Sahiti?

Stilisti i njohur i njohur i Vip-ave shqiptar dhe atyre ndërkombëtar, Valdrin Sahiti do të prezantojë nesër në Prishtinë koleksionin e tij të veshjeve pranverë/verë 2022 “Call me zote”.

E jo vetëm kjo aty do të ketë risi edhe të tjera.

Por Kryefjala.com ka zbuluar se për herë të parë stilisti i njohur do të ngjisë në pasarelë mikeshën e tij të ngushtë, Elvana Gjata pasi ajo është edhe imazhi i koleksionit të ri të artistit.

Nga rrjetet sociale kemi parë që pjesë e këtij koleksioni do të jetë edhe moderatorja Liberta Spahiu, ndërsa prania e Elvanës është mbajtur e fshehtë duke e ruajtur si surprizë më vete.

Valdrini dhe Elvana janë bashkëpunëtorë e miq të vjetër, madje ata kanë bashkëpunuar edhe vite më parë për koleksion e veshjeve “La belle epoque” kur Elvana zotëronte një biznes në Tiranë.

Këngëtarja më e famshme shqiptare prej vitesh mban në trup veshjet VS, por këtë herë do ta shohim të sfilojë me to… Kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim deri nesër…