Përfundon nata e dytë e Eurovision, këto janë 10 shtetet tjera që arritën sonte finalen

Është zhvilluar sonte nata e dytë e Eurovision-it.

Në këtë mbrëmje kanë konkurruar 18 këngë të tjera dhe janë paraqitur shkurtimisht edhe tre shtetet që kalojnë automatikisht në finale.

Pas televotimit nga shtetet që u prezantuan këtë natë, janë përzgjedhur edhe sonte 10 këngët që do të shkojnë në finale.

Këto janë 10 shtetet që arritën finalen sonte:

– Belgjika

-Çekia

-Azerbajxhani

-Polonia

-Finlanda

-Estonia

-Australia

-Suedia

-Rumania

-Serbia

Ndërsa këto shtete u bashkohen 10 të kualifikuarave natën e parë dhe bashkë me gjashtë shtete të kualifikuara automatikisht.

Kujtojmë se  Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në finale.