Flet nusja shqiptare që rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin

Etleva Korra është denoncuar për dhunë në familje me 11 maj nga kunati, bashkëshorti, vjehrri dhe vjehrra pasi sipas tyre i ka rrahur të gjithë.

Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe e gjitha nisi kur vjehrri pas martese i strehoi në një kasolle dhe nuk u dha shtëpinë kur u martuan. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të shtëpisë dhe kushteve të vështira ekonomike.

Konflikti para 2 ditësh degradoi në dhunë kur ajo bleu një dhi dhe pula dhe vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo thotë që është dhunuar nga ata dhe nuk është ajo dhunuesja, por nuk ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s’do ti ndaj nga babi i tyre.

Pranon që kanë pasur një përplasje me ta por ka qenë diçka pa rëndësi. Të dy palët kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici për dhunë pasi të dy palët pretendojnë se janë të dhunuar.

“Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të pabanueshme. Kur bie shi futet brenda. Kam dy fëmijë, djalin 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën një vjeç e gjysmë. Kam pasur disa gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Kur erdha këtu doja të merrja dhi dhe pula, të kisha qumësht dhe vezë për fëmijët, e më thanë jo nuk kemi ku ti lëmë. Doja t’i fusja aty te kasollja. Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin.

Ata kanë përdorur pak dhunë me mua. Unë isha vetëm dhe fëmijët që më vinin te këmbët “o mami, mami”. Dua të kem fëmijët e mi mirë. I kam denoncuar në polici për dhunë. Tani jemi qetësuar”, tha 28-vjeçarja.

Kjo e fundit bëri për apel për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë, pasi do një shtëpi për fëmijët e saj.