Presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë arkivolit të ikonës së boksit kosovar, Xhevdet Peci

Presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë arkivolit të ikonës së boksit kosovar, Xhevdet Peci. Ish-boksieri i gjeneratës së artë të KB Prishtina ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në SHBA. Figura e kampionit të shumëfishtë është nderuar nga personalitete dhe qytetarë të shumtë nga ora 9 deri në orën 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:30, në fshatin Zhazhë të komunës së Mitrovicës.
Prehu në paqe Kampion!