Kosova të enjten ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Deri tash ajo është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato më të rëndësishme financiare dhe sportive.
Kosova, megjithatë, ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) dhe Federata Botërore e Futbollit (FIFA).
Organizatat në të cilat Kosova ende nuk është anëtare janë OKB-ja, NATO, BE-ja, Këshilli i Evropës (aplikacioni për anëtarësim u dorëzua sot), Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), OSBE, Interpol dhe UNESCO.