“Do të ndëshkohet dhe ndalohet” – Nervozohet Vulini për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

Vulin, që për nga politikbërja ngjason komplet me diskursin e kriminelit Millosheviq, ka thënë se Serbia duhet të deklarojë neutralitet politik.

“Se çka mendojnë shtetet e BE-së për Serbinë do të dihet në bazë të votës së tyre në lidhje me kërkesën e Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ne s’duhet të presim edhe 20 vite që ta dijmë nëse BE e do Serbinë si anëtare të saj. Do të jetë e mjaftueshme të votohet apo jo kundër këtij vendimi”, tha Vulin.

Vulin ka vazhduar tutje me viktimizimin e tij duke thënë se Kosova ka thyer marrëveshjet ndërkombëtare me aplikimin e saj në Këshill të Evropës.

“Do të ndëshkohet dhe do të ndalohet, ose do të bëhet e ditur se çdo gënjeshtër kundër Serbisë është e lejuar dhe se nuk ka të drejta për serbët”, tha Vulin.

“Nëse s’mund t’i zgjedhim armiqtë, të paktën të zgjedhim miqtë”, tha ai.