Vendimi i fundit nga Qeveria, në vend të Arbnor Tmavës propozohet Agon Ramadani për anëtar në OSHP

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike.

Në këtë mbledhje është miratuar plotësim-ndryshimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin i janë propozuar Kuvendi të Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

“Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit, në vend të Arbnor Tmava është propozuar Agon Ramadani për anëtar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vendimi do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin për media.