Po vazhdon sot seanca në Speciale kundër Salih Mustafës.
Në të po dëshmon Teuta Hadri, si dëshmitare e 14-të e mbrojtjes.
E lindur më 5 tetor 1956 në Gjakovë, Hadri ishte pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së në kohën shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Hadri ishte e burgosur politike dhe pas lirimit ushtroi disa funksione si; anëtare e Këshillit Koordinues të Partive Politike në Gjakovë 1990, anëtare e Partisë Parlamentare të Kosovës 1995, anëtare e Këshillit Ndërpartiak të Partive Politike të Kosovës, kryetare e Këshillit Komunal për Shëndetësi për Komunën e Prishtinës.
Hadri ishte përfaqësuese për shëndetësi në marrëdhëniet ndërkombëtare – LBD si dhe përfaqësuese për shëndetësi në Zyrën Politike të UÇK- së Prishtinë.
Gjithashtu, ishte ushtare e UÇK-së në Zonën Operative të Gollakut, Zonën e Llapit dhe në Zonën e Karadakut.
Ndërsa ishte zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.