Gërvalla niset për në Bruksel për darkën e Borrell

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është nisur për në Bruksel të Belgjikës, pas përfundimit të vizitës zyrtare në shtetin e Izraelit.

Këtë e bën të ditur nga Ministri e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me anë të një njoftimi për media.

“Nga Izraeli, Zëvendëskryeministrja Gërvalla ka udhëtuar për në Bruksel dhe do të marrë pjesë sonte në darkën e organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.