Me homologun tim nga Federata e Futbollit të Qipros, Giorgos Koumas diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy federatave tona si dhe për pragndeshjen Qipro-Kosovë, në kuadër të edicionit të ri të UEFA Nations League.
E inkurajova që së bashku të punojmë në përafrimin e dy vendeve tona. Futbolli na bashkon dhe kjo ndeshje do të shërbejë për njohje më të mirë reciproke dhe si urë miqësie mes popujve tanë.