Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që ky i fundit i ka rezistuar arrestimit e me pas edhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor.
Nëpërmjet raportit 24 orësh, të PK, shtohet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Po ashtu shtohet se dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Fsh. Biçec, Kaçanik 09.05.2022 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë arrestimit ka rezistuar dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor, viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas ndihmës mjekësore është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.