Mjafton vetëm një veprim me pudër ose buzëkuq për ta bërë fytyrën të duket më e ngushtë dhe për të theksuar pjesën e sipërme.
Artistja e grimit Nydia Figueroa nga Nju-Jorku tregon një nga gabimet themelore që ajo vë re te klientet e saj, pra kjo është mënyra e grimit që duket se e plakë fytyrën, në vend që t’i ‘ulë moshën’.
– Ju gjithmonë dëshironi të ngrini vizualisht fytyrën tuaj, këtë do ta bëni duke theksuar pjesën e sipërme të fytyrës. Tërhiqeni linjën me një furçë të butë nga poshtë lart, nga ana e faqes dhe përfundoni drejt mollëzave, në anën e fytyrës, – këshillon ajo, shkruan Shefinds, përcjell Telegrafi.
Kjo do të krijojë pamjen e një fytyre më të re dhe shmangia e linjave të mprehta do ta zbusë fytyrën dhe do ta bëjë lëkurën të duket delikate.
– Unë sugjeroj baza me teksturë kremoze ose të lëngshme, për ta bërë më të lehtë aplikimin. Ato imitojnë strukturën e vetë lëkurës dhe ngjiten më mirë. Lëkura thahet me kalimin e moshës dhe është mirë që në rutinë të futni sa më shumë grim të lëngshëm, këshillon Figueroa.
Me kalimin e kohës, formulat e grimit gjithnjë e më shumë ‘pushtojnë’ lëkurën, gjë që mund të theksojë rrudhat. Prandaj duhet të keni parasysh një pudër që jep ngjyrë, por edhe hidraton mirë fytyrën.