Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa krahas angazhimit në turneun botëror “Future Nostalgia” ka vazhduar të jetë aktive edhe në projekte të tjera.
Së fundmi, ylli i muzikës ka pozuar për revistën e njohur “Vogue US” në numrin e muajit qershor-korrik, në të cilën u paraqit në disa veshje të ndryshme.
Disa nga imazhet e realizuara për revistën amerikane, 26-vjeçarja i ka ndarë edhe me mbi 82 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.
Krijuesja e hitit “Levitating” dukej e mahnitshme në disa veshje unike, me stilin e veçantë me të cilin edhe karakterizohet.
“Vogue US, qershor-korrik 2022. Faleminderit Jen Wang për fjalët e tua dhe për të më kapur në këtë moment të jetës sime. Duke treguar çdo anë timen. Jam shumë mirënjohëse që kam këtë kopertinë për të më kujtuar vitin tim më transformues deri më tani, ku ndjej se kam lëvizur dhe kam ndryshuar jashtëzakonisht në nivel personal”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve.
“Ndihem më i fortë në vetvete, krenar për udhëtimin që u desh për të më sjellë këtu dhe mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kam marrë gjatë rrugës. Faleminderit ekipit të mrekullueshëm të Vogue për këtë moment që nuk do ta harroj kurrë”, është shprehur tutje këngëtarja.
Ndërkohë, kujtojmë që Dua filloi turneun në muajin shkurt në Miami dhe do të përfundojë koncertet në nëntor të këtij viti në Perth të Australisë.