Përmes një fotografije dhe një statusi në Facebook Agim Ademi edhe nje here ka dëshmuar për raportet e mira ndërmjet tik dhe Gianni Infantinos, shkruan kolonamedia.com.
Në vazhdim statusi i plotë i kryetarit të FFK-së:
Kënaqësi dhe privilegj të kesh raporte të ngushta e miqësore me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
E falënderova për mbështetjen dhe vëmendjen që i jep futbollit të Kosovës, teksa në prag të 6-vjetorit të anëtarësimit në FIFA edhe një herë ia shpreha mirënjohjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar për kontributin e tij në procesin e anëtarësimit.
#BashkëPërFutbollin