Will Smith ka qenë në terapi pas shuplakës famëkeqe në “Oscars”

Imagjinoni të jesh një nga aktorët më të mëdhenj në planet, së fundmi je i nominuar për një tjetër çmim “Oscar” dhe saboton momentin tënd të madh duke goditur me shuplakë një komedian.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Will Smith, i cili ka qenë në vëmendje prej më shumë se dy muajsh pas shuplakës ndaj Chris Rock në ceremoninë e “Oscars”.

Shumë histori të ndryshme dolën nga kjo shuplakë, shumica prej të cilave lidheshin me problemet martesore të Will Smith. Por të gjithë po pyesim veten se çfarë ka bërë ai për të përmirësuar shëndetin e tij mendor? Si fillim, Smith thuhet se u pa në Indi gjatë një udhëtimi. Për më tepër, ne nuk e kishim idenë se çfarë ishte duke bërë tjetër deri më tani, shkruan Marca.

 

Sipas një raporti nga Entertainment Tonight, Will Smith thuhet se është futur në terapi menjëherë pas kësaj.

Mendimi për shpëtimin e martesës së tij nuk duhet të jetë aq i rëndësishëm sa ruajtja e mendjes së shëndoshë, prandaj të gjithë pyesnim nëse ai tashmë po shkonte në terapi. Ky konfirmim nga ET vjen dy javë pasi u raportua edhe udhëtimi i tij në Indi.

Si mund ta ndihmojë terapia Will Smithin që të kapërcejë problemet e tij?

Një terapist i mirë ka shumë të ngjarë ta tregojë ashtu siç është, qëndrimi në një marrëdhënie kaq toksike me Jada Pinkett Smith është dëshmuar të jetë një gjë e keqe si për të ashtu edhe për gruan e tij.

Por për sa kohë që Smith do të qëndrojë i vendosur për të mbajtur martesën e tij, gjërat ndoshta nuk do të përmirësohen. Nëse ai nuk e bind veten se qëndrimi vetëm për një kohë është mënyra më e mirë për t’u shëruar, Will Smith ka të ngjarë të bëjë të njëjtat gabime sërish.

Shpresojmë që kjo terapi do ta ndihmojë atë të kapërcejë shumë çështje me të cilat është marrë prej vitesh.

Chris Rock dhe Will Smith (Foto: AP)