Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.
“Gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan”, thuhet në komunikatë.
Sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Vizitën e tij në SHBA, Kurti e kishte paralajmëruar qysh për në nëntor të vitit të kaluar.
Me kalimin e kohës, Kurti e kishte shtyrë vizitën e tij, duke thënë se nuk mund të shkojë në Amerikë e të qëndrojë pak ditë, duke iu referuar rëndësisë së saj.
Kurti edhe para pak ditësh ishte në SHBA ku mori pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright.