Agim Ademi nderoi me fanela të Kombëtarës Ciro Blazevic dhe Fuad Muzurovic

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka nderuar dy ish trajnerët e Prishtinës, Ciro Blazevic dhe Fuad Muzurvic, me fanela të Kombëtarës së Kosovës. Të dy  trajnerët kanë lënë gjurmë në trojet tona por  edhe me gjerë, shkruan kolonamedia.com.

Fanelat iu dorëzuan në vendlindjen e Ciro Blazevic në Travnik në Bosnje e Hercegovinë ku ishte një ndeshje humanitare ndërmjet  veteranëve të Bosnjes dhe Kroacisë.  Gjatë asaj ceremonije kryetari Ademi i nderoi ata me dresat e Kombëtares së Kosovës.

Miroslav Ciro Blazevic dhe Fuad Muzurovic ju falënderuan përzemërsisht kryetarit Ademi për respektin. Kolonamedia.com