Të premten fillon transmetimi i emisionit të parë të “Më lër të flas” në Top Channel.
Tashmë është finalizuar programi i binjakëve Donald e Romeo Veshaj.
Transmetimi do të jetë “Prime Time” nga ora 21:00.
E tashmë kur do të fillojë transmetimi i tij ka nisur diskutimi rreth musafirit të parë në program.
U përfol gjatë në media mbi mundësinë që në programin e parë të jetë e ftuar Bora Zemani, gjë e cila bie poshtë.
Por, mesa duket, i ftuari i parë do jetë Mozzik.
Kjo është lënë të kuptohet nga postimet e tyre ku Donaldi dhe reperi shfaqen me maska.
Edhe në të kaluarën, Donaldi dhe Romeo një pjesë të programit e kanë xhiruar skeçe në terren, prandaj besohet që edhe kjo është pjesë e xhirimeve të episodit të parë i cili ende, nuk ka një promo të nxjerrë.