Madonna është ndarë nga i dashuri i saj, Ahlamalik Williams, pas tre vitesh bashkë.
Mbretëresha e popit, ka njoftuar miqtë e saj se ajo sërish është beqare, pasi gjërat me balerinin amerikan nuk ecnin.
Madonna kishte diferencë prej 35 vitesh nga ish i dashuri i saj, me të cilin filloi takimet në vitin 2019.
Por ata nuk janë parë më së bashku që nga janari dhe miqtë thonë se kanë vendosur të ndahen në mënyrë miqësore.
“Madonna është futur në një jetë të ngarkuar shoqërore dhe është takuar me miqtë dhe familjen e saj pas ndarjes. Ajo ka një orar të ngjeshur, duke punuar në biografinë e saj të ardhshme, muzikën e re dhe duke u kujdesur për familjen e saj”, ka thënë një burim për The Sun.
“Ka shumë dashuri por për momentin kanë vendosur të ndahen. Ata janë ende në marrëdhënie të mira dhe nuk ka hatërmbetje, por ata kanë qëllime të ndryshme në jetën e tyre. Ata kaluan muaj së bashku në turne dhe në izolim, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj. Me të dy duke punuar në gjëra të tjera, ishte e vështirë të mbanin të ndezur romancën e tyre”, thuhet tutje nga burimi i afër me ish-çiftin.
Gjatë romancës së tyre, ajo ndihmoi Ahlamalik të arrinte një marrëveshje fitimprurëse me stilisten Stella McCartney dhe bashkëpunoi me të për një këngë ndërsa ai përpiqej të niste karrierën e tij muzikore.
Ahlamatik ishte valltar në turneun e Madonnës “Rebel Heart” në vitin 2015, kur ishin takuar për herë të parë.
Ndërkohë, Madonna aktualisht është në procesin e punës për një biografi të jetës së saj dhe së fundmi zbuloi se po mbante audicione për projektin.