Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës.
Murati tha se janë çdoherë në mbështetje të qytetarëve.
Ndryshe në kuadër të pakos mbështetëse, Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndajë nga 100 euro për studentët, pensionistë, punëtorët e sektorit privat dhe ata të sektorit publik.
Po ashtu është marrë vendim që të shtohet ndihma për familjet në kuadër të skemave sociale.
Postimi i plotë:
Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.
Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.
Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!.