Ish ylli i Arsenalit së fundi është përballur me një situatë aspak të dëshirueshme.
Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Shkodran Mustafit duke i grabitur sende dhe bizhuteri me vlerë.
Ai ishte duke fjetur derisa grabitësit i kanë hyrë në banesën e tij në Betera.
Siç është raportuar në media, hajdutët morën para, ora dhe çanta të shtrenjta që kapin vlerën e një milion eurove.
Ata janë larguar me shpejtësi në momentin kur Mustafi është zgjuar nga gjumi për shkak të zhurmave të grabitësve.
Policia ka nisur hetimet pas denoncimit të Mustafit i cili pretendon se shuma e vjedhjes kap një milionshin.
The Sun shkruan se gabimi i mbrojtësit shqiptar është se ai ka reklamuar shtëpinë luksoze dhe makinat e shtrenjta në rrjetet sociale.
Ai ka disa makina sportive në koleksionin e tij dhe një motoçikletë.
Përveç Mustafit, viktima të grabitjeve këtë sezon ishin edhe futbollistë të tjerë, përfshirë edhe Karim Benzema.