Në lagjen “Kennedy” në qytetin e Epinal të Francës janë gjetur burrë e grua pa shenja jete. Mediat franceze raportojnë se çifti është me prejardhje nga Kosova, ndërsa jetojnë në Francë nga viti 2018.
Çifti, rreth të dyzetave, banonte me shtatë fëmijët e tyre, nga 5 deri në 21 vjeç.
“Plagë me thikë u gjetën në trupin e gruas dhe burrit ” konfirmon Frédéric Nahon, prokurori publik i Epinal.
Fëmijët e moshave 13, 16, 19 dhe 21 vjeç u evakuuan nga banesa nga dritarja nga zjarrëfikësit, ndërsa dy fëmijë të tjerë ndodheshin në shkollë.
Nuk është bërë i ditur ende identiteti i çiftit nga Kosova.