Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Ferizaj

Një qytetar në Ferizaj ka njoftuar se tre persona të panjohur, të maskuar kanë dëmtuar me veturë vitrinën e qendrës tregtare, nga ku kanë vjedhur pajisje elektronike.

Gjatë largimit, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në tokë.

Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin, i cili raportohet të ketë ndodhur rreth orës 02:40.